Bota

SHBA-ja do të ndërtojë port të përkohshëm në Gaza për dërgim të ndihmave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të njoftojë ndërtimin e një porti në Gaza nga ushtria amerikane, në mënyrë që të dërgohen më shumë ndihma humanitare nga deti, kanë thënë zyrtarët e lartë amerikanë, raportoi BBC-ja.

Sipas zyrtarëve, porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me “qindra kamionë shtesë” në ditë.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Ndërtimi i këtij porti do të marrë disa javë kohë, ndërsa nuk do të përfshijë trupat amerikanë në terren brenda Gazës.

Përmes këtij porti, anijet e mëdha do të mund të transportojnë ushqime, ilaçe dhe strehimore të përkohshme.

Dërgesat fillestare do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros, ndërsa për sigurinë do të jenë të koordinuar me Izraelin.

Këtë të re do ta njoftojë Bideni gjatë fjalimit që pritet ta mbajë të enjten në Kongres.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
YouTube player