BotaKryesore

Suedia bëhet zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s

Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s, pasi kryeministri Ulf Kristersson të enjten i dorëzoi zyrtarisht dokumentet e anëtarësimit Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

“Me marrjen e këtij instrumenti të pranimit, më lejoni të jem i pari që do të mirëpres Suedinë si palë në Traktatin e Uashingtonit dhe anëtarin e 32-të të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”, ka thënë të enjten sekretari i Shtetit Antony Blinken së bashku me kryeministrin suedez.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Dokumentet vendosen në një kasafortë në Departamentin e Shtetit, i cili shërben si depozitar i traktatit për NATO-n.

Përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës më shumë se dy vjet më parë, por u pengua për muaj nga Turqia dhe Hungaria, të cilat gëzojnë marrëdhënie miqësore me Moskën dhe vonuan ratifikimin e pranimit të Suedisë.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë
YouTube player