Sërish bukë “nga qielli” në Gaza/ SHBA dërgon për herë të dytë ndihma për palestinezët mes luftës
SHBA dërguan për herë të dytë në harkun e pak ditëve ushqime për civilët në veri të Gazës që u lëshuan me avionë në bashkëpunim me Jordaninë. Ushtria amerikane tha se ishin mbi 36 vakte, por kjo mënyrë cilësohet e pamjaftueshëm nga organizatat humanitare në kushtet në të cilat ndodhen civilët palestinezë në mes të luftës së Izraelit ndaj Hamasit.
Shtetet e bashkuara të Amerikës dërguan sërish ndihma humanitare përmes ajrit për civilët palestinezë në veri të Gazës së rrethuar mes luftës së Izraelit me Hamas.
Mbi 36 000 vakte ushqimore u lëshuan me avionë ushtarakë në misionin e dytë të përbashkët të ditëve të fundit mes SHBA dhe Jordanisë.
Operacioni humanitar erdhi si reagim pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fëmijët po vdisnin nga uria në veri të Gazas, ku rreth 300,000 palestinezë jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër.
Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.
Por strategjia e SHBA dhe aleatëve në lindjen e mesme ka ngjallur diskutime, pasi organizatat humanitare thonë se në këtë mënyrë nuk mund të përmbushen nevojat në rritje.
Është cilësuar gjithashtu një simbol i dështimit të përpjekjeve të ndihmës në terren.
Kamionët me ndihmave kanë hyrë në jug të Gazës përmes kalimit Rafah të kontrolluar nga Egjipti dhe kalimit Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli gjatë muajve të luftës.
Por dërgimi i ndihmave në veriu, që ka qenë në fokus të ofensivës tokësore izraelite, është pamundësuar
Më 20 shkurt, Programi Botëror i Ushqimit tha se po pezullonte dërgesat e ushqimit në Gazën veriore sepse autokolonat ishin përballur me “kaos e dhunë, përfshirë plaçkitjen e dhunshme.
Të enjten e kaluar, më shumë se 100 palestinezë u vranë ndërsa turmat nxituan për të arritur një autokolonë ndihmash të drejtuar nga kontraktorë privatë që po shoqërohej nga forcat izraelite në perëndim të qytetit të Gazës.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se dhjetëra u vranë kur forcat izraelite hapën zjarr.
Ushtria izraelite tha se shumica e tyre vdiqën nga shkelja ose nga përplasja nga kamionët e ndihmës.
Ushtria izraelite nisi një fushatë ajrore dhe tokësore në Gaza pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilat rreth 1200 njerëz u vranë dhe 253 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 30,000 njerëz, shumica gra e fëmijë janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamas!
Rruga Press