Bota

Nga frika se mund të ketë luftë civile si pasojë e humbjes së luftës në Ukrainë, të besuarit e Putinit krijojnë ushtrinë private – përbëhet nga huliganë të tifo grupeve

Shokët e fëmijërisë të presidentit rus Vladimir Putin janë duke formuar një ushtri private të përbërë kryesisht nga huliganët e tifo grupeve të futbollit rus.

Arkady dhe Boris Rotenberg, miq të ngushtë të presidentit rus, raportohet se kanë prezantuar grupin paramilitar të quajtur Espanola që ka marrë emrin nga sponsori Viktor Shendrik, derisa oligarët rusë po bëhen gati në rast se ka një vakum pushteti apo ndonjë luftë civile në Rusi, si pasojë e humbjes së luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Huliganët e tifo-grupeve ruse tashmë janë shënjestruar dhe futur në listën e këtij grupi të armatosur – dhe do të jetë hera e parë që tifozët do të cilësohen si një ushtri private me qëllimin e vetëm – rekrutimin e sa më shumë njerëzve.

“Espanola është krijuar nga huliganët, shumica rusë të Spartakut”, tha një burim për një media ruse.

“Shumë kompani të mëdha po krijojnë ushtritë e veta private tani, dhe ata deshën të krijojnë një të tillë bazuar në Espanola”, shtoi burimi.

Batalioni Espanola përbëhet kryesisht nga mbështetësit ultras të rusëve nga Spartaku i Moskës – që ka mbi 550 burra sipas një vlerësimi të bërë në mars të vitit 2023.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kjo përfshin 100 operatorë të dronëve kamikazë, pajisjeve të paemëruara që përplasen në objektivat e tyre dhe kanë efektin e një rakete të kontrolluar.

Komandanti i Espanola, Stanislav Orlov i njohur si Spaniard, pati deklaruar më herët se ky grup i vullnetarëve kanë bashkuar forcat me operatorët rusë të ashtuquajturës Republika e Donetskut në lindje të Ukrainës. /telegrafi/

YouTube player