KryesoreLajme

20 milionë euro për kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini”, kryeministri Kurti: Po bëjmë përpjekje për arsim cilësor

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka shënuar 11-vjetorin e themelimit të tij, me ç’rast u përurua edhe kampusi universitar.

E vlera totale e këtij kampusi kap shifrën e 20 milionë euro, ndërsa ka nisur së ndërtuari që nga viti 2010.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 26 vite pas përfundimit të luftës, po bëjnë përpjekje që të ketë një arsim më të mirë. Ai përmendi ndarjen e bursave dhe vendimin për studim falas.

“Se sa është i rëndësishëm arsimi tregon stafi e studentët në Universitetit në Mitrovicë që po vazhdon të jenë  aktiv, e këto objekte që po i përurojmë sot janë investime konkrete për mësim modern për 2000 studentët e këtij universiteti. Kampusi që nisi në 2010-ën sot po përfundon me  investimet e fundit në vlerë mbi 6 milionë euro e vlerë totale prej 20 milionë euro”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Cilësia në arsim qëndron lartë sepse ajo duhet të jetë proces solid e mbështetja për ta mbetet e përhershme, studimet i kemi bërë falas, kemi ndarë bursa për studime jashtë vendit. Në vitet që vijnë le të vazhdojmë punën, njohuritë që i zhvilloni këtu i kontribuoni jetës suaj në vijim dhe të ardhmes së shtetit tonë, përgëzimet e mia për kampusin universitar”, tha Kurti.

Ndërkaq Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se përgjatë mandatit janë përkushtuar për një arsim më cilësor, teksa përmendi edhe ndarjne e bursave për studentët.  

“Sot në 11-vjetorin e këtij universiteti që mban emrin e atij që zgjon krenari, jemi të lumtur që po përurojmë bashkë kampusin universitar. Për këto tri vite jemi përkushtuar në arsim, duke ndarë bursa në fusha të ndryshme, e edhe të këtij universiteti, për të ngritur cilësinë e lartë në arsim e ringjallëm këshillin kombëtar të shkencës, sistemin për hulumtues e shkencëtar”, tha Nagavci.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, uroi stafin akademik dhe studentët për këtë investim.

“Stafit akademik, studentëve iu uroj 11-vjetorin e themelimit dhe kampusin e ri, këto dy ngjarje me rëndësi për qytetin e Mitrovicës, e shoqërinë tonë”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së rektores së këtij Universiteti, Nurdeme Dema, tha se në kampusin e ri do ushqehen mbi 500 studentë, ndërsa 279 studentë do të akomodohen në objektin e ri që ka 4 kate.

YouTube player