KryesoreLajme

Mbi 84 milionë euro remitanca nga mërgata në janarin e këtij viti në Kosovë

Mbi 84 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata në Kosovë në muajin janar të këtij viti, ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës.

Në një komunikatë për media, BQK-ja njoftoi të enjten se këto janë statistika mbi remitancat, e në vitin e kaluar vlera e tyre gjithsej ishte 1 miliard e 343 milionë euro.

Lexo më shumë  A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Sipas këtij institucioni, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jobankare, me pjesëmarrje prej 63.3 për qind. pasuar nga bankat me 19.4 për qind e kanalet e tjera, 17.3 për qind.

“Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.2 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.75 miliardë euro, duke shënuar rritje për 41 milionë euro. Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të janarit 2024 janë zvogëluar për 1.7 milion euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 511.9 milionë eurove”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë
YouTube player