Bota

Ministria e Shëndetësisë: 30,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se mbi 30,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, raportoi AFP.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka gati pesë muaj që kur ka nisur.

Të dhënat e fundit për numrin e të vrarëve nuk i ndajnë luftëtarët nga civilët.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

Të paktën 79 persona vdiqën gjatë natës në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë.

Ndërkohë, ndërmjetësuesit për armëpushim kanë thënë se një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit mund të jetë shumë afër, ndërsa agjencitë për ndihma kanë ngrehur alarmin për uri në veri të Gazës.

Lufta nisi pas sulmit të Hamasit në territorin e Izraelit më 7 tetor, ku 1,200 persona u vranë dhe rreth 200 u morën peng.

Lexo më shumë  Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në ShBA

Rruga Press

YouTube player