KryesoreLajme

Osmani kujton të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Osmani ka thënë se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu mizori të papërshkrueshme, duke marrë jetën e 24 shqiptarëve të pafajshëm në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Ajo ka shtuar se kjo ditë tragjike është një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi kriminal i Serbisë në zemrën e rezistencës, në Drenicë.

Lexo më shumë  Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në veri të Mitrovicës

“Përballë një tmerri të tillë, vendosmëria për të luftuar për çlirim vetëm sa u forcua.  Vajzat dhe djemtë e UÇK-së, sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Në këtë 26 vjetor, nderojmë kujtimin e atyre që humbëm. Trashëgimia e tyre jeton në zemrat tona, ndërkaq sakrifica e tyre na nxit për të vazhduar kërkimin e drejtësisë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrat në Likoshan e Qirez! ”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Rruga Press

YouTube player