KryesoreLajme

Janet Reineck, amerikania 70-vjeçare që po e promovon vallen shqiptare në botë

Janet Reineck, me origjinë nga Amerika, ka jetuar për disa vite në Kosovë.

Ajo ishte e ftuar sot (e martë) në ‘Ora 7″, ku ka rrëfyer për periudhën e saj në vend dhe për atë se përse mori këtë vendim.

70-vjeçarja tha se për herë të parë ka dëgjuar për vallet e Kosovës në vitin 1980 në Zagreb.

“Në Zagreb në vitin 1980, kam qenë duke shikuar valle të ndryshme të Ballkanit, dhe mu kanë dukur bukur, por kur kam parë grupin e Vitisë aty, thash ‘çka është kjo me surla?’. Ka qenë diçka krejt tjetër, dhe thash, ‘aty do të shkoj’. Aty do të shkoj e të studioj për magjistraturën. Dhe kur kam shkuar në një katund afër Vitisë, çikat aty më kanë pranuar menjëherë në një dasmë. Kam ndejt një javë aty. E kam dit prej atij momenti që ky është vendi im”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Mes tjerash, Janet ka folur edhe se si po ua mëson vallet shqiptare, francezëve.

“Ata janë mësuar me vallet ballkanike, i dinë ritmet e Bullgarisë, Maqedonisë e Greqisë, por kurrë s’i kanë dëgjuar vallet e Kosovës. Në periferi të Francës, në Normandi, kadal-kadal ua kam mësuar vallet e dasmave, valle të thjeshta e deri te më të komplikuarat”, shtoi Reineck.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu në përvjetorin e policisë kujton ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut
YouTube player