Bota

Kur pasioni sfidon moshën/ Njihuni me 11-vjeçaren nga Gaza, gazetarja më e re në frontin e luftës

Sumayya Wushah, 11 vjeçe, është një nga gazetaret më të reja në Gaza. Ajo thotë se “nuk ka frikë” të raportojë nga Rripi i shkatërruar nga lufta, ku më shumë se 100 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.

“Mamaja dhe babai im ishin të shqetësuar kur fillova, sepse ata e dinë që gazetarët janë në shënjestër. Por kur e panë që isha e vendosur të punoja në fushën e gazetarisë, ranë dakord”, tha ajo. Wushah u frymëzua për të treguar histori palestineze nga Shireen Abu Akleh i Al Jazeera, një gazetare veterane që u vra nga snajperët izraelitë në Jenin.

Lexo më shumë  Vajza e George Bushit tregon arsyen pse nuk do të votojë për Trumpin gjersa mbështet Harrisin

“Edhe para luftës, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe doja të provoja veten para botës. Modeli im është Shireen Abu Akleh. Zoti e mëshiroftë. Doja t’i tregoja veten botës siç bëri ajo. Kur largohem nga shtëpia, i them nënës dhe babait tim se kam besim te Zoti. Nuk e di nëse do të shënjestrohem gjatë rrugës, kthimit apo edhe gjatë xhirimeve.”, -tha Wushah.  

Lexo më shumë  Koreja e Veriut kryen provë të raketës balistike ndërkontinentale

Rruga Press

YouTube player