Lajme

“Mezi po e pres”/ Rrëfimi i nënës gjakovare për të bijën që mbijetoi nga tragjedia: Veç ta shoh vajzën njëherë në këmbë, s’du asgjë tjetër

Lindita Zeka është nëna e njërës nga të mbijetuarat që ishin të pranishëm në autobusin që u rrëzua në Kroaci ku gjetën vdekjen 10 persona. Ajo ka folur për Kosovapress ku ka thënë se mezi priste të shihte vajzën.

Lindita doli ta priste vajzën e saj në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë dhe  ka treguar përjetimet e saj kur kuptoi për tragjedinë, në aksidentin e së cilit, kishte pësuar lëndime edhe vajza e saj

Lexo më shumë  Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it
YouTube player

”Me padurim jam duke e pritur. Shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve për këtë tragjedi kaq të madhe. Fatbardhësisht mua më shpëtoi vajza. Vetëm vajza ime, nga ne, ka qenë duke ardhë nga Frankfurti për Gjakovë. Nuk ka fjalë me përshkru shpirtin e një nëne, një familje apo një prindi për këtë lloj tragjedie kaq të madhe. Nuk kam fjalë me përshkru. Veç ta shoh vajzën njëherë në këmbë, nuk po dua kurgjë tjetër”, shprehet ajo mes lotësh.

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *