Kërcënohen dy pjesëtarë të forcave të KFOR-it/ Policia e Kosovës jep detaje
Policia ka dhënë detaje rreth rastit së kanosjes së dy pjesëtarëve të KFOR-it në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.
Në raport bëhet e ditur se pas arrestimit të dy të dyshuarve, njërit nga tyre i është kontrolluar edhe shtëpia ku u gjet dhe u sekuestrua pushkë gjuetie.
“Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Rruga Press