KryesoreLajme

KFOR-i përgënjeshtron lajmet në media se “ua kanë ndaluar disa zyrtarëve të Kosovës të udhëtojnë në veri”

KFOR-i ka përgënjeshtruar disa thashetheme që po qarkullojnë në rrjetet sociale se gjoja ata ua kanë ndaluar disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media KFOR-i njofton se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se misioni i NATO-s nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale që pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza. KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, vijon tutje njoftimi.

Rruga Press

YouTube player