Lajme

Suedisë i hiqen pengesat për anëtarësim në NATO, Osmani: Moment historik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë, pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO.

Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke u bërë shteti i fundit nga aleanca që miratoi këtë kandidaturë. Me këtë është hequr edhe pengesa e fundit që kishte Suedia drejt anëtarësimit në NATO.

Lexo më shumë  Lidhje të forta financiare me Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”

“Urime, kryeministër Kristersson! Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane! Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në prëpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar prë një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Territorialja, goditje për qytetarët!/ Xhaferri: Shkrirja e bashkive largon rininë nga vendi, thellon shpopullimin
YouTube player