KryesoreLajme

“Diplomacia ekonomike në aksion”, Osmani në Katar, thotë se po angazhohet për zhbllokimin e potencialit ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, aktualisht ndodhet në Doha të Katarit, shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të bizneseve kosovare.

Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është krijimi i partneriteteve të reja, rritja e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimi i potencialit ekonomik të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar rolin e diplomacisë ekonomike në këtë iniciativë, duke shprehur përkushtimin e delegacionit për të shtuar investimet në Kosovë.

Lexo më shumë  Familja e Martin Canit reagon për deklaratën e Ramës: Vazhdon ta përdorë emrin e djalit tonë për propagandë, duke shmangur përgjegjësinë reale për mbrojtjen e tij

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani mbrëmjen e së dielës në X.

Presidentja Osmani gjithashtu ka shprehur besimin se kjo vizitë do të kontribuojë në avancimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim në Kosovë.

Lexo më shumë  Karkaleci “pushton” Kolonjën! Dëmtohen kulturat bujqësore, fermerët: Rrezikojmë të mbesim pa prodhime! Institucionet nuk ndërhyjnë
YouTube player