Alma Loki mposht serben Miloseviç dhe bëhet kampione e Ballkanit në karate
Karateistja Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.
Edhe një medalje e artë për Kosovën. Kësaj radhe në sportin e karates.
Bëhet fjalë për karateisten Alma Loki, e cila fitoi të artë në Kampionatin Ballkanik.
Loki shënoi pesë fitore, ndërsa për të artën mundi serben, Neda Millosheviq.
Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata.
Rruga Press