Bota

Von der Leyen nga Kievi: Qëndrojmë fuqishëm me Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, po qëndron në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të rezistencës së Ukrainës kundër agresionit të Rusisë.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi Von der Leyen në platformën X.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ajo tutje ka treguar mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj. “Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fuqishëm pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shtoi Von der Leyen.

YouTube player