Cameron paralajmëron OKB-në: Nëse nuk ka mbështetje për Ukrainën do të ketë kosto
etari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar OKB-në për pasojat e tërheqjes së mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Kështu tha Cameron, teksa po fliste në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New-York në prag të përvjetorit të dytë të pushtimit.
“Dy vjet më vonë, e kuptoj se disa duan të rimendojnë. Ka një ndjenjë lodhjeje, ka probleme të tjera, një kompromis mund të duket tërheqës. Por kjo është e gabuar. Ne duhet ta njohim koston e heqjes dorë. Putini ka thënë se nuk do të ketë paqe derisa të arrihen qëllimet e Rusisë, dhe në intervistën e tij të fundit, ai me kujdes shmangu konfirmimin se ishte i kënaqur me tokën e pushtuar nga Ukraina aktualisht”, ka deklaruar Cameron.
Cameron ka thënë tutje se nëse bota nuk i reziston Putinit, ai do të kthehet për më shumë.
Rruga Press