KryesoreLajme

Shefi i EULEX-it: Pas Banjskës situata në veri është e brishtë, mund të përkeqësohet

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka vlerësuar gjendjen në veri dhe në përgjithësi në Kosovë të qetë, por ende e brishtë

“Fatkeqësisht, ne kemi parë që kjo situatë mund të përkeqësohet shumë lehtë siç ndodhi fatkeqësisht gjate muajit shtator, me sulmin e rëndë në Bansjkë, ku humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku”, ka theksuar ai.

Në një intervistë për “A2CNN” ai ka folur edhe për mos kryerjen e hetimeve nga EULEX-i për rastin e Banjskës.

“Nuk është çështje që të vendoset për të mos kryer hetime. Thjesht EULEX-i nuk ka mandat të kryejë hetime që nga viti 2018. Mandati i EULEX-it nuk përfshin, nuk parasheh asnjë mandat ekzekutiv. Pra, përgjegjësinë e plotë për kryerjen e hetimeve e kanë vetëm institucionet e Kosovës. EULEX-i po monitoron që hetimet e kryera nga policia e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës të kryhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane në kryerjen e këtij monitorimi. EULEX-i gjithashtu garanton që të drejtat e njeriut të respektohen plotësisht përgjatë gjithë zinxhirit të drejtësisë, duke përfshirë aktivitetet e kryera nga policia, por edhe në aktivitetet e kryera nga prokurorët, gjyqtarët dhe në rast të paraburgimit nga sistemi korrektues në Kosovës”, ka deklaruar Barbano.

Sipas tij, EULEX ishte i pranishëm në Banjskë edhe gjatë sulmit të armatosur.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Aktivitetet tona monitoruese shtrihen përgjatë gjithë zinxhirit të drejtësisë. Pra, që nga aktivitetet e kryera nga policia e Kosovës në terren e deri te aktivitetet e kryera nga prokurorët, gjyqtarët, avokatët dhe sistemi korrektues, përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ne jo vetëm monitorojmë por edhe këshillojmë në fusha të ndryshme; mbështesim gjithashtu zhvillimin e ligjeve dhe rregulloreve përkatëse. Ne ishim të pranishëm në Banjskë gjatë sulmit. Ishim shumë afër zonës së manastirit dhe monitoruam aktivitetet e policisë së Kosovës. Menaxhuam hetimet për pelegrinët,  shoqëruam ata që ishin të pranishëm në manastir dhe i përcollëm në pikat e përbashkëta të kalimit asi përfunduan të gjitha operacionet”, ka thënë ai.

Barbano ka folur edhe lidhur me atë nëse ka pasur ndonjë kërkesë nga autoritetet e Kosovës për të ndërmjetësuar për ekstradimin e të dyshuarve në rastin e Banjskës.

“EULEX-i është përgjegjës për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin policor ndërkombëtar, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet policisë së Kosovës dhe shërbimeve policore ndërkombëtare, përfshirë Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Kur bëhet fjalë për ekstradimin, ky është bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor, i cili nuk është pjesë e mandatit tonë. Megjithatë, ne lehtësojmë shkëmbimin e informacionit nga policia e Kosovës, zbatimin e ligjit ndërkombëtar, njësia kriminale dhe Interpoli. Por përgjegjësia për ekstradimin dhe njoftimin kalon përmes UNMIK-ut dhe subjekteve të tjera.

Barbano tregoi edhe për shqetësimet e tij në krye të misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Vettingu në sundimin e ligjit, institucionet dhe sistemin e drejtësisë është një mekanizëm që do të garantojë integritetin dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve. Pra, është një sistem që është i rëndësishëm, është parësor për dhënien e një sistemi të drejtë drejtësie. Megjithatë, modalitetet përmes të cilave mundësohet bien nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës. EULEX-i sërish është duke i monitoruar zhvillimet në këtë fushë, duke ndihmuar edhe me këshilla kur kërkohet dhe duke ndihmuar edhe kujdesin e aktiviteteve nga grupet punuese në kuadër të të ashtuquajturës deklaratë të angazhimit të përbashkët, të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me pjesëmarrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshilli i Drejtësisë”, ka thënë Barbano.

YouTube player