Bota

Biden kundër Trumpit: Nuk e lëmë NATO-n, kemi dhënë fjalën

Presidenti amerikan, Joe Biden, është përpjekur të qetësojë aleatët e NATO-s, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të largohen nga organizata

“NATO është jetike për mbijetesën tonë. NATO ka ruajtur… mund të mos kishim shmangur dot një konflikt në Europë. Për sa kohë është NATO, kemi aleatë. Aleatë që janë kompetentë dhe që na kanë mbrojtur. E meqë ra fjala, hera e vetme që është kërkuar të zbatohet Artikulli 5 është kur u sulmuam më 11 shtator (2001)”, tha Biden në një prononcim për mediat në SHBA.

Lexo më shumë  Ukraina heq paralajmërimin për të mos udhëtuar në Hungari

“Kështu që ideja që do të largohemi nga Ukraina, ideja që do ta lëmë NATO-n të nisë shpërbërjen është totalisht kundër interesit të Shteteve të Bashkuara dhe shkon kundër fjalës që kemi dhënë, që nga koha e Eisenhower-it”.

Vendet anëtare të aleancës reaguan pas një deklarate të Donald Turmp, i cili kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë në nëntor të këtij viti, se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte shtetet që nuk përmbushnin detyrimin për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të tyre për mbrojtjen.

Lexo më shumë  Profil i liderit të ri hungarez Peter Magyar, njeriu që rrëzoi Orbanin
YouTube player