Bota

Pse komandanti ukrainas tërhoqi trupat nga fushëbeteja ‘kryesore’ e luftës me Rusinë

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i rrethuar i Avdiivkas.

Tërheqja e trupave u bë e ditur pasi Ukraina po përballet me mungesë të municioneve shkaku i bllokimit nga Kongresi amerikan, i cili nuk po miraton projektigjin që parasheh ndihma ushtarake për Kievin.

Gjenerali Oleksandr Syrsky, i cili mori drejtimin e ushtrisë ukrainase pas ndryshimeve të mëdha javën e kaluar, tha se forcat që drejton ishin kthyer në pozicione më të sigurta jashtë qytetit, raporton skynews.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Vendosa të tërhiqja njësitë tona dhe të kaloj në mbrojtje. Kjo po bëhet për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarakëve”, tha ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë të enjten se Avdiivka rrezikonte të binte në duart e forcave ruse për shkak të mungesës së municioneve dhe refuzimit të republikanëve për të miratuar ndihmat në Capitol Hill.

Avdiivka është çelësi kryesor i Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë në dy provinca që përbëjnë rajonin industrial lindor të Donbasit dhe mund t’i japë presidentit rus, Vladimir Putinit një fitore para zgjedhjeve presidenciale në muajin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi
YouTube player