KryesoreLajme

Deputeti në Parlamentin e Kanadasë uron në gjuhën shqipe 16 vjetorin e pavarësisë – tregon lidhjen me Kosovën

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë.

Këtë urim ai e ka bërë në gjuhën shqipe teksa ka folur në Parlamentin e Kanadasë.

Para deputetëve ai ka thënë se rruga e Kosovës drejt pavarësisë nuk ka qenë e lehtë, ndërsa ka folur për luftën dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve.

“Gjatë luftës së saj për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u bënë refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjes janë vërtet të vështira për t’u dëgjuar”, është shprehur Seeback.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Deputeti më tej ka thënë se Kanadaja ishte ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, ka treguar si e fejuara e tij ishte refugjate nga Kosova në Kanada gjatë luftës.

“Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj. 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë”.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës
Rruga Press

YouTube player