Bota

Legjenda e shahut Kasparov: Vrasësi i Navalnyt është Putini

Ish-kampioni botëror i shahut dhe kritiku i ashpër i Kremlinit, Garry Kasparov, publikoi një sërë tekstesh në rrjetin social “X”, në të cilat kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin dhe Perëndimin për vdekjen e opozitarit më të zëshëm rus Alexei Navalny.

“Putini është vrasësi i Navalnyt”, shkroi ai, por gjithashtu kritikoi qeveritë perëndimore për mosmbajtjen e një qëndrimi më të fortë kundër trajtimit të tij nga Kremlini.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Zemërimi dhe përbuzja ime e përjetshme për politikanët perëndimorë, të cilët e trajtuan helmimin dhe burgosjen e Navalnyt si një tjetër mjet pazaresh me Putinin”, thotë ai, duke iu referuar riburgosjes së tij dhe helmimit me “Novichok” në vitin 2020.

“Bisedime të mëdha, asnjë veprim, më shumë gjak në duart e tyre”, ka shkruar tutje ai.

Kasparovi e quan luftëtar Navalnyn dhe shton se politikanët perëndimorë nuk duhet ta përmendin emrin e tij nëse nuk janë të gatshëm të luftojnë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë
YouTube player