Vuçiqi nuk e duartrokiti fjalimin e gruas së Navalnyt në Munih
Fjalimi i Yulia Navalnyt, gruas së opozitarit rus Alexei Navalny që vdiq sot në burg, në Konferencën e Sigurisë në Mynih u parapri nga një ovacion i gjatë dhe në këmbë nga të pranishmit. Por pjesë e duartrokitjeve nuk ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan mediumi serb “N1”.
Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve që u ngritën në këmbë dhe patën duartrokitje të gjata.
Por presidenti serb. Vuçiqi që ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Vuçiqi rregulloi kufjet dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.
Sipas gruas së Navalnyt, përgjegjësinë kryesore për vdekjen e tij duhet ta mbajë personalisht presidenti rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij.
Rruga Press