FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie
Përfaqësuesja e Kosovës e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s, duke vazhduar të jetë jashtë listës së top 100 më të mirave.
Ranglista ka pësuar ndryshime, shkaku që në muajt janar dhe shkurt u zhvilluan kampionatet në Afrikë dhe Azi.
Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë, në ranglistën e publikuar të enjten nga FIFA.
Kazakistani dhe Tajlanda vazhdojnë të jenë para Kosovës, me këta ta fundit që kishin ngjitje për shkak se luajtën në Kupën e Azisë.
Për dy pozita rënie ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bie në vendin e 64 me 1382 pikë.
Për një pozitë ka rënë edhe Zvicra, që aktualisht është e 19-ta, e ku aty rregullisht paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.
Kampionia e botës, Argjentina mbetet në vendin e parë, nënkampionia Franca në pozitën e dytë, ndërsa Anglia në vendin e tretë.
Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia mbyllin top-10shen.
The first #FIFARanking of 2024 is here! 👊#FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 15, 2024
Rruga Press