KryesoreLajme

Bislimi godet Lajçakun, thotë se po demonstron qasje jo të drejtë e jo neutrale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë dhe jo neutrale në procesin e normalizimit.

Bislimi ka reaguar pasi Lajçak të martën në një postim shkroi për një takim me përfaqësues të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU), por nuk tregoi se ishte NCEU e Serbisë.

Po ashtu Bislimi ka thënë se Lajçak nuk ka përmendur se në kuadër të delegacionit me të cilin ishte takuar ishin kryesisht përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova, “të cilët në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

Lexo më shumë  Gërvalla për AP: Nëse Ukraina s’e fiton luftën me Rusinë, Evropa të përgatitet për konflikte të tjera

“Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi. Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Z. Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Lexo më shumë  Xi Jinping në Beograd, me synim për ta shtrirë ndikimin e Kinës në Evropë
YouTube player