BotaKryesore

Rusia vë në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë, Kallas përflitet si pasuesja e Borrellit

Kremlini ka vënë në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë, Kaya Kallas. Lajmi u bë i ditur nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme ruse.

“Kaya Kallas, e datëlindjes 1977, është në kërkim me nen të Kodit Penal”, thuhej në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, por nuk u saktësua se mbi çfarë baze kërkohej kryeministrja e Estonisë.”- thuhet në njoftim.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Kaya Kalas akuzohet për shkatërrim dhe dëmtim të monumenteve të ushtarëve sovjetikë.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Një burim i paidentifikuar i tha TASS se ishte hapur një rast kundër Kalas dhe Sekretares së Shtetit të Estonisë, Taimara Peterkopa për “shkatërrimin dhe dëmtimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”.

Kryeministrja e Estonisë ka patur një qëndrim të ashpër karshi Rusisë duke e konsideruar një vend me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e vendeve perëndimore.

Përveç kësaj, ajo deklaroi se është “gati të ndryshojë kushtetutën e Estonisë” në mënyrë që t’i privojë rusët dhe bjellorusët nga e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale në Estoni.

Lexo më shumë  Kurti nga Barcelona: Koha për unitet të së Majtës përballë sfidave globale

Përtej retorikës kritike, Rusia ka një tjetër arsye për të sulmuar kryeministren e Estonisë. Emri i Kaya Kallas është përfolur gjatë në mediat prestigjioze ndërkombëtare si pasuse e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kallas, e cila në rast të zgjedhjes së saj si kryediplomate e BE-së do të marrë përsipër edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

YouTube player