Lajme

Dita Ndërkombëtare e Radios, IMK: Rrjetet sociale po dëmtojnë radiostacionet lokale

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, Instituti i Mediave në Kosovë, organizoi konferencë për media me temën “Efekti i mediave sociale në radio”.

Kryetari i Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu tha se transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e medies në gjithë botën, përfshirë edhe mediet lokale në Kosovë, e në veçanti radiot.

Ai shtoi se rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacionet lokale, pasi që sipas tij interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Veliu potencoi se radiot të vetmin shpëtim mund ta gjejnë përmes integrimit në rrjetet sociale, por që shtoi se edhe kjo formë lidhjeje, sipas tij, kërkon investime në platformën e këtyre rrjeteve.

Ministri Krasniqi nis vizitën në SHBA, në DASh pritet nga Paul PfeifferNdërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi tha se për shkak të hegjemonisë së platformave digjitale, trendi e ka sfiduar radion në kuptimin e mundësive financiare për jetesë më të mirë.

Ai shtoi se mendimi i një producenti që audienca do të informohet nga radio, do të dërgojë atë në një dështim, për çka shtoi se një përpjekje serioze për përshtatje i jep mundësi të mira radios.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Ai theksoi se radiot hasin në vështirësi për shkak se impakti i digjitalizimit është gjithëpërfshirës.

Ndërsa, gazetari Gazmend Syla derisa foli për efektet e medias sociale në radio tha se ajo se çfarë ofron dhe përmban një radio ka shumë rëndësi nësë ajo do të dëgjohet dhe pëlqehet nga audienca.

Ai u shpreh optimist që radioja do të ketë të ardhme, për çka përmendi Podcastët si mundësi të mirë të përshtatjes së radios me digjitalizmin.

YouTube player