Lajme

Kryekuvendari Konjufca në takim lamtumirës me ambasadorin Abbott: Mbështetje e palëkundur për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve tona mike dhe aleate.

“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, vazhdon njoftimi.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Me këtë rast, ambasadori Abbott e falënderoi kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.

Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë
YouTube player