Rënia e lindjeve në Francë, Macron planifikon testim të detyrueshëm fertiliteti
Franca po përballet me një sfidë të madhe. Sipas qeverisë franceze niveli i lindjeve ka qenë në rënie prej më shumë se një dekade teksa në vitin 2023 ka pasur rënie prej 7% krahasuar me vitin paraprak.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar për një plan të ri duke përfshirë testimin për fertilitet për personat deri në moshën 25 vjeç. Në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht, shkruan TheGuardian.
Megjithatë, ky plan nuk ka hasur në pëlqimin e të gjithëve pasi që shumë njerëz po e shohin me skepticizëm pasi e konsiderojnë si një ndërhyrje në jetën intime dhe zgjedhjet personale. Kjo pasi që vetë Macron ende nuk është bërë baba.
Numri i të rinjve që planifikojnë të kenë fëmijë në moshën 25-vjeçare është jashtëzakonisht i ulët në Francë teksa mosha mesatare në të cilën gratë franceze lindin është 31 vjeç.
Shkalla aktuale e lindjeve në Francë është 1 fëmijë për një grua, por një vështrim i afërt i sondazheve mbi aspiratat e njerëzve po zbulon se shumica dërrmuese mendojnë se konfigurimi ideal i familjes është të kesh dy fëmijë dhe shumë njerëz do të preferonin të kishin tre fëmijë. Sipas qytetarëve nuk ka prova se rënia e lindjeve është për shkak të fertilitetit dhe se kjo varet nga preferencat.
Macronit iu deshën katër vjet që t’i lejonte gratë të bëjnë fertilizim të asistuar mjekësor, të cilën aktivistët e komunitetit LGBTQ+ e kishin kërkuar që kur martesat e të njëjtit seks u legalizuan në vitin 2013 teksa është vlerësuar se vonesa bëri që shumë grave t’u mohohej mundësia për t’u bërë nëna.
Rruga Press