Bota

Japonia në Këshillin e Sigurimit në OKB: Masat nuk duhet të bëhen me nxitje, por me komunikim transparent

Përfaqësuesi i Japonisë në OKB ka thënë se çdo veprim që mund të çojë në eskalim, duhet të shmanget.

Ai ka vlerësuar se Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione në para të gatshme ndikon në jetën e përditshme të shumë serbëve në Kosovë që e përdorin monedhën e Serbisë.

Sipas tij, masat që merren nuk duhet të bëhen me nxitje, por të arrihen me komunikim transparent.

“Jemi të brengosur me situatën ekzistuese në Kosovë, çdo veprim që mund të çojë në eskalim të mëtejmë duhet të shmanget për hir të popullit në rajon. Rregullorja e re e BQK-së për operacione në para të gatshme, kjo masë është zbatuar për sa i përket luftimit të parave të falsifikuar dhe të pastrimit të parave për të kontrolluar qarkullimin e parave të gatshme në Kosovë. Jemi të brengosur me ndikimin e rregullores ndaj jetës së përditshme të shumë serbëve të Kosovës që e përdorin monedhën e Serbisë dhe prandaj mund të jenë në pozicion të pafavorshëm. E kuptojmë që Kosova si vend ka nevojë për këto vendime, megjithatë masat që e prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve nuk duhet të bëhen me nxitje por të arrihen me komunikim transparent. Edhe ne i përsërisim mesazhet që kanë dalë nga ambasadat e QUIN-it që të vazhdohet me kujdes për të zvogëluar tensionet duke iu adresuar ndikimit të rregullores”, ka thënë ai.

Sierra Leone dhe Ekuadori kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që si zgjidhje të vetme ta shohin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këto vende ftuan palët që të qëndrojnë larg gjuhës që nxit dhunë dhe përshkallëzim të situatës, duke kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e dakorduara.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në
YouTube player