Bota

Zelensky në krye të ushtrisë e sjell një komandant me origjinë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar emrin e shefit të ri të ushtrisë së Ukrainës.

Bëhet fjalë për Oleksandr Syrskyi, i cili ka ardhur në postin e shefit të ushtrisë së Ukrainës.

Duke mbajtur gradën gjeneral kolonel, ai është komandant i Forcave Tokësore të Ukrainës që nga viti 2019, raporton skynews.

Lexo më shumë  Sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza, 6 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Komandanti 58-vjeçar me origjinë ruse kështu ka zëvendësuar të shkarkuarin Valery Zaluzhny.

Ky i fundit kishte pranuar largimin duke pohuar se “ne vendosëm të ndryshojmë qasjen dhe strategjinë tonë. I jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua, shtabit të përgjithshëm, ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit të Ukrainës”.

Ndryshe, Zaluzhny është gjeneral ukrainas me katër yje, i cili ka shërbyer si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 27 korriku i vitit 2021. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Lexo më shumë  Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

Rruga Press

YouTube player