Lajme

Ushtarët turq kryejnë patrullime gjatë ditës dhe natës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët e kontigjentit turk kanë kryer sot patrullime sigurie përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell KosovaPost.

Sipas njoftimit, ushtarët turq po kryejnë patrullime si natën ashtu edhe ditën gjatë kësaj vije kufitare.

Ndër të tjera, KFOR-i theksoi se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit për të ofruar një mjesdis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative. Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës administrative.”, thuhet në njoftim.

“#KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti: Zhvilluam takime të shumta bilaterale në Mynih, me fokus sigurinë dhe rritjen e investimeve në mbrojtje

Rruga Press

YouTube player