Deputeti gjerman i ashpër me BE-në: Serbia ishte pajtuar t’i largonte strukturat paralele, jeni të pandjeshëm
Mbyllja e katër komunave paralele serbe, ka nxitur reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtar.
Madje BE-ja i ka cilësuar këtij si veprime të njëanshme që mund të nxisin tensione. Për këtë gjë ka reaguar deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq.
Mijatoviq tha se BE-ja është treguar e pandjeshme në këtë rast.
“Institucionet e drejtuara nga serbët” në Kosovë ? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhdueshëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente për tërheqjen e institucioneve zyrtare. Arrita sot në Prishtinë dhe mora shumë pyetje. BE-ja është kaq e pandjeshme”, ka shkruar Mijatoviq.
Rruga Press