KryesoreLajme

“Surprizë, surprizë, shoku i Trumpit dhe Vuçiqit është kthyer…” – Deputeti gjerman Roth tallet me Grenellin

Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell është përfshirë sërish në çështjet e Kosovës, konkretisht në reagimet e Gjermanisë për zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Grenell ka mbështetur deklaratën e ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me mbylljen e komunave paralele të Serbisë, ku ambasadori gjerman tha se veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

Ish-emisari amerikan në një postim në “X” derisa i ka ofruar mbështetje ambasadorit Rohde ka kritikuar kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Ambasadori gjerman në Kosovë po e turpëron publikisht socialistin gjerman Michael Roth mbi veprimet e Kurtit. Ti e di që është keq për Albin Kurtit kur humb zyrtarët gjermanë në vendin e tij”, ka shkruar Grenell.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Roth i cili e ka quajtur Grenellin shok të Trump-it dhe Vuçiqit.

“Surprizë, surprizë, shoku i Trumpit dhe Vuçiqit është kthyer…”, ka shkruar Roth.

Roth të dielën kritikoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për deklaratën e lëshuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Sipas tij, në këtë deklaratë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një shembull tjetër për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. Më mungojnë mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnskë, rrëmbim apo shantazh) në rajon”, shkroi Roth.

YouTube player