KryesoreLajme

Serbia vazhdon të keqtrajtojë familjen e Nikola Sanduloviqit

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka njoftuar se shteti i Serbisë, po vazhdon të keqtrajtojë familjen e tij.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtoj për në Londër.

“Sërish Aleksandar Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Kujtojmë se ditë më parë Klara Sanduloviq ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

E kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet
YouTube player