Zyrtarët shqiptarë ‘duartrokasin’ suksesin e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike. Kurti dhe Osmani: Na lehtësove dhimbjen në këtë ditë zie
Nora Gjakova solli medaljen e dytë të artë për këtë sezon të Lojërave Olimpike në Kosovë, shtet i cili renditet i shtati në botë për marrjen e medaljeve.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe zyrtarë shqiptarë siç janë Vjosa Osmani, Albin Kurti, Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë falenderuar Nora Gjakovën e cila i lehtësoi me këtë lajm të mirë sado pak dhimjen e humbjes së 10 personave në aksidentin e djeshëm. Ndërsa Basha dhe Meta kanë duartrokitur suksesine Nora Gjakovës dhe të Kosovës si shtet.
“Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova,”-shkroi Albin Kurti në Twitter.
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!”-shkroi Vjosa Osmani në Facebook.
“Gëzojmë për medalisten e artë Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike!”– shkroi Lulzim Basha në Twitter.
“Medalistja e artë Nora Gjakova, lartëson Kosovën dhe krenarinë kombëtare.”– shkroi Lulzim Basha në Facebook.