Mediat e kontrolluara në Serbi propagandojnë me tituj të njejtë
Fjalimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shpërndarë me tituj të njejtë në 10 mediume serbo-ruse.
Vuçiqi tha se ka përfunduar me shkrimin e letrave “të cilat kanë strukturë pothuajse identike sa i përket ngjarjes në Kosovë, por secila është e personalizuar” dhe shtoi se do t’ua dërgojë përfaqësuesve të të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve, si dhe për presidentët dhe kryeministrat e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.
“Në konsultimet e brendshme, ne informuam Rusinë dhe Kinën për shqetësimin tonë për situatën në Kosovë. Letrën do ta nënshkruaj si president i Republikës. Është letra më e gjatë dhe më e vështirë që kam nënshkruar që kur jam në kreu i Serbisë”, tha Vuçiqi. /TheGeopost/
Rruga Press