Kryesore

Ministria e Financave hap Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka hapur Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit.

Përurimi i hapjes së kësaj zyre u bë të enjten gjatë një takimi që zëvendësministri i këtij dikasteri, Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, Jehona Rexha zhvilluan në këtë komunë, ku u pritën nga kryetari Lulzim Hetemi.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Tutje thuhet se ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Në lidhje me këtë, Kryetari Hetemi dhe Drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë”, vijon njoftimi.

Rruga Press

YouTube player