KryesoreLajme

Fermerët në protestë: Bëmë gabim që u rikthyem nga emigrimi dhe investuam në Shqipëri, po falimentojmë

Blegtorë nga jugu i vendit u mblodhën në protestë tek “Ura e Kardhiqit” në Gjirokastër, protestë e cila vazhdon prej disa ditësh.

Shkak i protestës është ulja e çmimit të qumështit, ndërsa sipas tyre fabrikat e përpunimit po operojnë në formë monopoli.

Ne sot jemi përsëri në protestën e radhës, dhe kemi katër pikat tona që ja kemi adresuar qeverisë se nuk i negociojmë. Pika kryesore janë që çmimi i qumështit, i mishit, kullotat dhe veprat ujore, ilaçet.

Ne jemi drejtë falimentimit sepse goditemi nga eksporti që vjen nga jashtë, nëse nuk na japin zgjidhje ne do të largohemi nga Shqipëria fare.

Policia na ka shoqëruar dhe ndjekur penalisht për bllokim rruge ku fare mirë policia ishte aty dhe nuk u bllokua rruga. Pse duhet ne që të ndiqemi penalisht për të drejtat tona. Na kanë kërcënuar dhe shumë fermerë janë kërcënuar në telefona me heqjen nga puna të familjarëve të tyre dhe sot ata nuk kanë ardhur.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë
YouTube player