KryesoreLajme

Bislimi: Mbrëmë emisarit Lajçak ia kemi dorëzuar një dokument 5-faqësh për heqjen e masave të BE-së

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se të martën mbrëma ia kanë dorëzuar një dokument me pesë faqe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes së cilit kanë argumentuar se pse Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së.

“Mbrëmë z. Lajçak ia kemi dorëzuar një dokument 5-faqësh, ku kemi treguar se pse Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Zakonisht thuhet se Kosova i ka përmbushur pothuajse të gjitha kërkesat e BE-së, por mbetet edhe diçka të bëhet në këtë drejtim”, ka deklaruar Bislimi në konferencë për media.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Në dokument ai ka thënë se kanë listuar rreth 10 aktivitete që Qeveria i ka ndërrmarrë që nga qershori i vitit të kaluar, “për të cilat besojmë se Komisioni Evropian i ka rrugët e hapura që të deklarojë se Kosova është shumë konstruktive dhe duhet t’i hiqen masat”.

“Këshilli i BE-së ka konstatuar në dhjetor se janë të interesuar dhe të gatshëm që t’i kthehen diskutimit për heqjen e masave dhe këtë ta bëjnë të ndërlidhur me një shkresë që z. Borrell duhet ta dërgojë te palët me rekomandimin për heqjen e masave”

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Ne mendojmë se z. Borrell ka më shumë se që duhet argumente për ta dërguar këtë letër, por mosdërgimi i kësaj letre mund të krijojë indikacione se masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër, i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në pjesën veriore të vendit”, është shprehur zëvendëskryeministri mes tjerash. 

Rruga Press

YouTube player