Lajme

Gashi: Dinari ka qenë gjithmonë i ndaluar, por është toleruar nga qeveritë më para. Nesër merr fund kjo

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, do të hyjë në fuqi të enjten më 1 shkurt, ashtu siç parashikohej.

Por kjo ka nxitur një reagim të fortë jo vetëm nga Serbia por edhe nga ndërkombëtarët të cilët kërkojnë një rishikim të këtij vendimi.

Lidhur me këtë çështje avokati Tom Gashi në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se dinari është valutë zyrtare e Serbisë, por jo e Kosovës.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Dinari ka qenë gjithmonë i ndaluar, por është toleruar. Kemi të bëjmë me një valutë që nuk ka qenë kurrë zyrtare në Kosovë. Ajo është një valutë zyrtare e shtetit serb dhe ne jemi ndarë me Serbinë që në vitin 1999 dhe kjo merr fund nesër zyrtarisht. Do ishte thuajse çmenduri që të lejohej përdorimi i dinarit që nuk hyn në punë askund në Republikën e Kosovës.

Dhe kështu ndodhi edhe me çështjen e targave të makinave, ku pasi e kundërshtoi me forcë, tashmë Serbia është detyruar që t’i pranojë të futen makinat me targat e Kosovës, dhe nuk ka nevojë më për përdorimin e ngjitësve, apo stikerave.

Kështu po ndodh edhe me dinarin, ku shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës nuk e dinte që dinari ishte në përdorim”, u shpreh ndër të tjera, avokati Tom Gashi.

Rruga Press

YouTube player