Lajme

Kosova së shpejti me sistem të ri për shishet plastike, qelqit dhe kanaçet e aluminit: Qytetarët kur i kthejnë marrin edhe depozitat e paguara  


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), njofton të gjithë të interesuarit për Aplikim për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD), që do të publikohet më 20 shkurt 2024.

Në njoftim thuhet se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Sistemi i rimbursimit të depozitave është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj marrin këtë depozitë përsëri kur kthejnë produktin e zbrazët”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky sistem inkurajon riciklimin dhe ndihmon në zvogëlimin e mbeturinave, duke nxitur kështu përgjegjësinë mjedisore dhe rikthimin e burimeve.

Në vegëzën më poshtë gjeni të bashkangjitur detaje dhe dokumentet përcjellëse:

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

https://mmphi.rks-gov.net/News/NewsArticle?ArticleID=1237&fbclid=IwAR3D-btCkYHnitCrf5TwmYbl8IeV55MYr7glT0bbnZW33wWqWeAXHq09wck

Rruga Press

YouTube player