KryesoreLajme

Maqedonasit e Çashkës vazhdojnë me protesta albanofobe kundër mësimit në Gjuhën Shqipe

Edhe pse me numër më të vogël të protestuesve edhe sot hyrja dhe dalja e Çashkës u bllokuan. Protestuesit tashmë disa muaj kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”.

Ndërkohë te Inspektorati i Arsimit kanë arritur ankesa të shumta nga ana e prindërve për pengimin e ndjekjes së mësimit nga protestuesit. Ndërkohë sipas drejtorit të këtij institucioni, protestuesit kanë sulmuar edhe një inspektor të arsimit i cili ka kryer punën në terren në komunën e Çashkës.

“Organet e MPB-së nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre personave edhe pse ka pasur sulm ndaj drejtoreshës, sulm ndaj një mësimdhënësi, sulm ndaj një inspektori i cili ka qenë në kryerjen e detyrës inspektuese dhe nga e gjithë situata këtu janë në pyetje që edhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit lokal dhe i organeve të MPB-së në rrethinë të Çashkës, ku është absurde që të prishet rendi dhe qetësia publike dhe në këtë rast edhe bllokimi i institucionit shkollë dhe rrugëve kryesore nga një numër i vogël i protestuesve dhe mos kemi masa adekuate komfor ligjeve të cilat janë në fuqi është e pa pranueshme dhe bëj apel që kjo punë sa më shpejtë organet të marrin masa komfor ligjeve”, tha Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Prindërit apelojnë që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për nxënësit pasi sipas tyre fëmijët janë ata që po pësojnë më shumti duke humbur çdo ditë mësimin. Protestuesit në Cashkë mbi tre muaj bllokojnë ndjekjen e mësimit si për nxënësit shqiptarë ashtu edhe për ata maqedonas. Protesta filloi me hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 80 nxënës shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase. /Alsat.mk/

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione
YouTube player