Bota

“Dëgjoni djema, ndaloni së mashtruari”, ministri rus i Mbrojtjes filmohet duke kritikuar menaxhmentin e fabrikës së municionit

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u ka thënë prodhuesve të armëve që të “ndalojnë së mashtruari” dhe se duhet të rrisin prodhimin e sistemeve të artilerisë.

Shoigu vizitoi fabrikat e armëve në Yekaterinburg në Urale të martën dhe tha se Rusia po rrit prodhimin e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore, pas një serie sulmesh me dron ukrainas që synonin qytetet dhe infrastrukturën energjetike.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Në një video që u publikua të mërkurën, Shoigu kritikoi menaxhimin e një fabrike për mosprodhimin e mjaftueshëm të artilerisë.

“Dëgjoni, ndaloni së mashtruari, djema. Ishim të zënë me këtë në vitin 2022. Këto makina duhej të punonin me kapacitet të plotë në vitin 2023. Do të doja që brenda një jave të marr propozime se si do t’i arrijmë standardet e përcaktuara nga presidenti… Kjo duhet bërë, sepse të gjitha këto urdhra kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave shumë specifike në fushëbetejë”, tha ai.

Drejtori tha se fabrika ka rritur tashmë gjashtëfish prodhimin në dy vitet e fundit.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Putini nuk do ndalet me Donbasin, pastaj radhën e ka e tërë Ukraina

Rusia e ka vënë ekonominë e saj në një bazë lufte dhe ka kaluar fabrikat e mbrojtjes në prodhim 24-orësh për të përmbushur nevojat e forcave të saj në Ukrainë.

YouTube player