KryesoreLajme

Aksion në Zveçan, efektivët gjejnë mjete të sulmit ndaj policëve gjatë barrikadave

Policia e Kosovës ka identifikuar gjëra materiale në një objekt publik në Zveçan, të cilat janë përdorur për sulme ndaj zyrtarëve në mbrojtje të barrikadave.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTKlive se policia ka kryer kontrollet sot.

 “Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka theksuar se objekti ka qenë në shfrytëzim nga pjesëtarët e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, transmeton RTKlive.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, ka konfirmuar ai.

YouTube player