Opinion/Aktualitet

Gazetarët “pro” ndarjes së Kosovës, në Shkup me “mision” për ta mbështetur Talat Xhaferin!

Shkruan Fejzi Hajdari

Gazetarët që preferojnë ndarjen e Kosovës, ata që mbështesin Open Ballkanin, opozitën kosovare, Edi Ramën dhe janë miq të mirë të Vuçiqit (të cilët Vuçiqi i lavdëron në mediat e Beogradit), erdhën në Shkup për ta mbështetur zgjedhjen farsë te kryeministrit teknik. Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Berat Buzhalla e Adriatik Kelmendi, erdhen për të na i mbushur mendjen se “BDI-ja po bën punë të madhe!!!”.

E bash tua dhjefsha gazetarinë tuaj tallava, biles edhe ardhjen e juaj…! Mercenarë, apollogjet të së keqes shqiptare…

Ju deshtoi opsioni i ndarjes së Kosoves, humbet edhe në Luginën e Preshevës, dhe tani kur po e shihni rrezikun se OpenBallkanisti (lexo: Serpski Svet) i fundit Ali Ahmeti do të humb në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, u aktivizuat për fushatë sa absurde po aq edhe të çmendur! Thonë që mercenarët punojnë me lekë (si masë stimulative) rrjedhimisht dhe ardhja juaj mu duk shumë e dyshimtë!

Paramendoni si halabakë shkelët e nuk respektuat as rregullat e protokollit – u ulet aty ku s’e kishit vendin, erdhët me vetura zyrtare te parlamenti e gjithandej…, vaj halli mjerim. Deshmuat se nuk dini të frymoni e silleni as institucionalisht. Maqedonasit ju shikonin sikur të ishit kllounë. Turp! Parlamentin e shndërruat në cirk e tezgë pazari…

Pse more ju “shqiptarë të mëdhenjë” asnjehere s’e patë të udhës të vini të shikoni se si jetojnë sot fëmijët e ushtarëve dhe invalidëve të UÇK-së në Sllupçan, pse asnjëherë nuk u interesuat për hapjen e paraleles shqipe në Çashkë (për të cilen po shfaqin interesim gazetarët sllovenë), në Veles, në Idrizovë, ku shqiptarëve jashtë çdo norme e dispozite ligjore ju mohohet e drejta te mësojnë në gjuhën shqipe.

Pse nuk e pyetët Ali Ahmetin për këto pune para se të festonit medemek “fitoren e madhe të absurdit”!

Pse nuk shfaqët as minimum interesi për rastin Monstra, rastin Alfa, Sopotin, rrahjen e nxënësve shqiptarë nga maqedonasit… Pse, pse… dhe shumë “Pse” tjera?!

Prandaj jam i prirur të mendoj se juve në Shkup ju solli “butoni” të cilin e keni në distancë dhe funksionon sipas interesit dhe sidomos trazohet kur sheh rrezik. Rrjedhimisht jam i prirur të mendoj se pa masa stimulative nuk do të kishit ardhur në Shkup, sikurse e shpallet Ali Ahmetin për “Personalitet Viti”.

Nuk dua të mendoj se masat stimulative kanë qenë vendimtare për këtë fushatë, sepse vaj halli për profesionin tonë të gazetarisë. Nese kjo e fundit do të ishte e vërtetë, ju “kokat e gazetarisë apollogjetike”, do ta promovonit Tallava Gazetarinë te tipi: “Kollku pare, tollku muzika!”.

Ua shkrova në gjuhën serbe me qellim që të kerkoni perkthim nga miku juaj Vuçiqi.

Apollogjinë e stimuluar po e promovoni si “parim te ri” ne gazetarinë tallava! Per hajër!

YouTube player