Arrestohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim detyre
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore. “Ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Rruga Press