Lajme

Xhaferri: Gjykata Kushtetuese ‘bekon’ kthimin e Shqipërisë në parkim emigrantësh

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimit të GJK mbi marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes Ramës dhe Melonit.

Xhaferri është shprehur se ky vendim në mungesë të plotë transparence dhe profesionalizmi, na dëshmon edhe njëherë se në këtë vend ndarja e pushteteve është iluzion dhe si kurrë më parë, drejtësia është një drapër në duart e qeverisë kundër opozitës dhe Shqipërisë.

Postimi:

Në një kohë që në Itali marrëveshja për emigrantët Rama-Meloni po kundërshtohet nga drejtësia dhe ekspertët si dhe precedenti shihet me shqetësim edhe nga vetë Bashkimi Evropian, Gjykata Kushtetuese ka noterizuar këtë marrëveshje.

Ky vendim në mungesë të plotë transparence dhe profesionalizmi, na dëshmon edhe njëherë se në këtë vend ndarja e pushteteve është iluzion dhe si kurrë më parë, drejtësia është një drapër në duart e qeverisë kundër opozitës dhe Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese sot e cilësoi kushtetuese që Shqipëria të kthehet në një vend parkimi për pakicat e emigrantëve të Italisë.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj shpërfilli faktin se shqiptarët nuk u pyetën për këtë vendim personal të Edi Ramës, që i shërben vetëm propagandës së tij dhe do keqpërdoret nga ai që Italia të mbyllë gojën për korrupsionin qeverisë së tij dhe bandat shqiptare që kanë mbushur Italinë me kokainë dhe pastrojnë paratë në Shqipëri.

Marrëveshja ngre pikëpyetje të mëdha për kapacitetet tona në raport me çështjet e sigurisë dhe dëmin afatgjatë në raport me ekonominë, pasi zona ku do vendosen kampet është ndër destinacionet turistike më atraktive në vend.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player