Lajme

Ministri Murati: Kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit i ka ndihmuar bizneset e Kosovës


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit ua ka lehtësuar bizneseve kostot financiare.

Në një tryezë me Doganën e Kosovës, Murati u shpreh të hënën se Qeveria ka punuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar se me hapjen dhe zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit do të ulet kostoja për biznes.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Ai përmendi edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve.

“Kthimi i terminaleve doganore në pronësi apo në operim shtetëror, në mënyrë që të hiqet edhe barra administrative, por edhe kostoja financiare për shumë biznese. Kemi filluar zhdoganimin e plotë të portit të Durrësit që ulë koston e bizneseve, sepse mund të përfshihen disa prej kontrolleve dhe të ulen edhe kostot e bizneseve që kalojnë mallrat e tyre në atë port”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Sipas ministrit të Financave, nëpërmjet mbështetjes së Bankës Botërore është miratuar edhe themelimi i dritares kombëtare që u ndihmon tregtarëve t’i kryejnë shërbimet në mënyrë digjitale.

“Në tetorin e 2023-s kemi miratuar lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve të para që prodhuesi të ketë të lehtë të shtojë vlerën…”, ka theksuar ai.

Rruga Press

YouTube player